Pyetje:

Selam alejkum! A është e lejuar që gruaja të kërkojë shkurorëzim nëse nuk e do burrin e saj?

Përgjigje:
Falënderimi i takon Allahut. Lavdia dhe bekimi qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij.

Thotë Pejgamberi (salallahu alejhiveselem): “Çdo femër e cila kërkon shkurorëzim prej burrit të saj pa ndonjë të keqe prej tij, bëhet haram për të era e Xhenetit”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Shejh Albani hadithin e cilëson si të vëretetë)

Gruaja ka të drejtë të kërkojë nga burri i saj shkurorëzim në këto raste:

  1. Nëse urren moralin e tij.
  2. Nëse burri ka probleme me praktikimin e fesë, siç është lënia e namazit, agjërimi i Ramazanit, apo angazhimi në mëkate të mëdha.
  3. Nëse burri nuk kryen detyrat e tij materiale ndaj bashkëshortes.
  4. Nëse nuk i ofron dashuri aq sa ta mbrojë atë nga mëkatet.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Nëse të dy frikësohen se nuk do të mund t’u përmbahen kufijve të Allahut, atëherë nuk është gjynah për asnjërin, nëse gruaja i jep diçka burrit (për t’u ndarë nga ai).”
(El-Bekare: 229)

Gjithashtu, nga suneti i të Dërguarit (paqja qoftë mbi të) është transmetuar se:

“Bashkëshortja e Thabit ibn Kajsit erdhi te i Dërguari, salallahu alejhi ve selem, dhe tha: ‘Thabitin nuk e qortoj në aspektin e moralit apo fesë, mirëpo urrej kufrin pasi jam bërë myslimane.’
I Dërguari e pyeti: ‘A ia kthen Thabitit kopshtin (që ia kishte dhënë si mehër)?’
Ajo tha: ‘Po.’
Pastaj i Dërguari i tha Thabitit: ‘Prano kopshtin dhe shkurorëzoje atë një herë.’”
(Transmeton Buhariu)

Ndërkaq, kërkimi i ndarjes nga burri pa ndonjë arsye të justifikuar është i ndaluar. I Dërguari i Allahut ka thënë:

Thotë Pejgamberi (salallahu alejhiveselem): “Çdo femër e cila kërkon shkurorëzim prej burrit të saj pa ndonjë të keqe prej tij, bëhet haram për të era e Xhenetit”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Shejh Albani hadithin e cilëson si të vëretetë)
(Transmeton Ahmedi; Albani e konsideron të saktë)

Burimi: albislam.com