Pyetja:
A është e lejuar të flitet rreth çështjeve të kësaj bote brenda xhamisë dhe në tjetër kohë pos asaj të namazit?
***
Përgjigjja:
I gjithë falëndërimi i takon Allahut.
S’është e lejueshme të merret xhamia si vend për tregti, shitblerje dhe punë të ngjashme si këto ndër çështjet e kësaj bote, me ç’rast ngriten zërat. Ngaqë xhamitë… ato janë ndërtuar për të përkujtuar Allahun, për recitimin e Kur’anit dhe faljen e namazit në to. Por, është e lejueshme të flitet pak reth çështjeve të kësaj bote, sa kohë që kjo nuk ua heq mendjen recituesve (të Kuranit) apo atij që fal namazin.
Komisioni i Përhershëm për Fetva
Abdullah bin Ke’ud
Abdullah bin Gudejan
Abdur Rezak Afifi
Abdul Aziz bin Abdullah bin Baz