Pyetja: Një person e nxori Zekatin e Fitrit në gjysmën e muajit Ramazan. A konsiderohet si Zekat Fitri?
Shejh Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) tha: “Ajo konsiderohet sadaka (lëmoshë) dhe jo Zekat Fitri. Prandaj është detyrë për të që ta nxjerrë edhe një herë Zekatin e Fitrit. Ngase kush e kryen një adhurim para kohës së tij, ai nuk është liruar nga përgjegjësia. I themi vëllait që e ka nxjerrë Zekatin e Fitrit para kohës së tij: ajo që ke nxjerrë konsiderohet sadaka për të cilën shpërblehesh në dashtë Allahu.”
Burimi: “Durusun ue fetaua minel-Haramejn Esh-Sherifejn”, vëll. 15
Përktheu: Unejs Sheme




