Pyetja:
A është e lejuar t’u shesësh jomuslimanëve alkool dhe mish të derrit?
***
Përgjigjja:
Nuk është e lejuar shitja e ushqimit apo diç tjetër që e ka ndaluar Allahu i Lartësuar, siç është mishi i derrit dhe alkooli, edhe nëse blerësi është jobesimtar. Allahu i Lartësuar në lbirin e tij fisnik, ka thënë:
“Të pyesin për verën (alkoolin) dhe bixhozin. Thuaj: Që të dyja janë mëkat i madh…” Bekare: 219
“O ju që besuat, s’ka dyshim se vera (alkooli), bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall), janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra largojuni…” Maide: 90–91
Transmetohet nga Enes ibn Malik se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Më erdhi Xhibrili dhe më tha: “O Muhamed, vërtet Allahu i Madhërishëm e ka mallkuar alkoolin, ai i cili e shtrydh atë, për atë të cilin shtrydhet, ai i cili e pi atë, ai i cili e bart atë, për atë të cilin bartet, ai i cili e shet atë, për atë të cilin shitet, ai i cili shërben me të dhe për atë të cilin shërbehet.”
[1]
Transmetohet nga Xhabir ibn Abdillah se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Me të vërtetë Allahu ka vendim për ata që pinë pije dehëse se do t’u japë të pijnë nga Tinetul-Hibal. Të pranishmit e pyeten: “ç’është Tinetul-Hibal?”
Ai i bekuar, ﷺ tha: “Djersa e banorëve të Xhehennemit, apo ka thënë lëngu i banorëve të Xhehennemit.” [2]
Komisioni i përhershëm i fetvave: fetvaja numër, 11967, 13/ fq. 49
Përktheu: Unejs Sheme
——————
[1] Ibn Maxheh, 3380
[2] Muslimi