Pyetje: A është e lejueshme të hiqen qimet me lazer?

Përgjigja: Lejohet heqja e qimeve me lazer, por duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:

1. Që gruaja t’i heq vetë ose të jetë grua ajo që të ndihmon në heqjen e qimeve nga vendet e trupit që lejohet zbulimi i tyre para grave.

2. Nëse e ndihmon ndonjë grua, vendi që pastrohet nga qimet të mos jetë aureti, sepse gruaja muslimane duhet të mbulojë auretin e saj edhe përpara grave.dhe nuk lejohet zbulimi i pjesëve të saj të turpshme vetëm në rast nevoje e domosdoshmërie (dhe heqja e qimeve nuk llogaritet as nevojë dhe as domosdoshmëri).

3. Mos të ketë dëmtime ose dëme nga përdorimi i lazerit.

Allahu e di më së miri

/AdelinaKucana