Pyetja:

A është e udhës të falen çdo herë namazet sunete para dhe pas namazeve farze?

***

Përgjigjja:

Shejh AbduAziz Ibn Baz ka thënë: ʺKa shumë dobi në këto namaze dhe kryerja e tyre rregullisht është një prej mënyrave për të hyrë në xhennet, së bashku me kryerjen e namazeve farze (të detyrueshme) dhe largimin nga gjërat e ndaluara. Pra, këto janë të vullnetshme, jo të detyrueshme. Por, siç thuhet në një hadith, namazet farze plotësohen nga këto. Këto namaze janë prej mënyrave të arritjes së dashurisë së Allahut dhe bërja e tyre është ndjekje e shembullit të Pejgamberit ﷺ. Kështu, besimtari duhet tʹu kushtojë vëmendje dhe tʹi falë ato rregullisht, ashtu siç ka vepruar Pejgamberi ﷺ me sunetin e namazit të duhasë, namazit të natës dhe bitrin. Pra, besimtari duhet të jetë i vëmendshëm ndaj të gjitha këtyreʺ. [1]
Shejh Muhamed el‐Muhtar el‐Shankiti ka thënë: ʺNamazet e rregullta sunet janë urdhëruar për arsye të rëndësishme. Nëse adhuruesi fillon menjëherë me namazin farz, përqendrimi dhe vëmendja e tij është më e pakët sesa do të ishte po të falte namazin sunet para atij të farzit, siç është rasti me namazin e drekës. Në kohën e namazit të drekës, njerëzit janë të lodhur dhe të hutuar, për shkak të punës së tyre dhe ashpërsisë në kërkimin për bukën e gojës. Kështu, nëse ata fillojnë të falen menjëherë pasi të vijnë nga punët e tyre, do të jenë më pak të përqendruar sesa po tʹia fillonin me namazin sunet dhe, më pas, të falnin namazin farz. Adhurimi e qetëson njeriun dhe e bën atë më të përqendruar, dhe kjo mësohet nga praktika e Pejgamberit ﷺ. Kur ai donte të falte namaz të natës, fillonte me dy rekate të shkurtra, dhe është thënë: Sepse kjo e përgatitë personin për namaz të gjatë dhe ndihmon për përqendrimin e duhur. Suneti i rregullt shërben për të njëjtin qëllim. Kjo, po ashtu, ndodh kur personi vonohet për namaz, apo vjen teksa thirret ikameti. Kur ai fillon të falet, nuk do të ketë përqendrimin e njëjtë si po të vinte mes ezanit dhe ikametit dhe të falte namazin e rregullt sunet dhe ta kujtonte Allahun. Një veprim i mirë çon te tjetri veprim i mirë, kështu që, pas namazit sunet, do të shihni se personi është më i qetë dhe më i përqendruar, çka bën që ai të jetë më i aftë për faljen e namazit farz me vëmendjen e duhur. Kjo vlen, nëse namazi i rregullt sunet vjen para farzit.ʺ [2]

islamqa

————————————–

[1] Fetaua el‐ Shejh ibn Baz (11/381)

[2] Sherh Zaad el‐Mustekniʹ (Kitab el‐Salah)