Pyetja:

Sonte për herë të parë dëgjova se vdekja e Muhamedit s’ka ardhur si vdekje normale, por e kanë helmuar jehuditë. Dua të di a është e vërtetë kjo? Mbaj mend nga leximi i mevludit se aty thuhet se ka folur qengji duke thënë: mos më ha se më kanë helmuar, ka lidhshmëri kjo?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Jo, vdekja e tij ﷺ, ka qenë normale. Është e vërtetë se mishi ka folur në gojën e tij të bekuar, ﷺ. Siç është e vërtetë se Profeti ﷺ ka thënë se e ndjej idhtësinë e helmit në gjuhë, po s’do të thotë kjo që të ketë vdekur si shkak i atij helmimi. Ndërsa mevludi, nuk konsiderohet referencë shkencore.

Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja