Pyetja:

A është e vërtetë se vdekjet shtohen gjatë muajit Shaban?

***

Përgjigjja:

Në disa transmetime thuhet se emrat e njerëzve që u është shkruar për të vdekur i paraqiten melekut të vdekjes në muajin Shaban. Meleku i vdekjes vihet në dijeni për emrat që janë shkruar në Librin tek Allahu si dhe caktimi vjetor i vdekjeve shënohet në muajin Shaban. Duke u bazuar në këto transmetime, thuhet se vdekja e njerëzve caktohet në muajin Shaban.
Porse të gjitha këto transmetime dhe hadithe që thuhen nuk janë të sakta, ndaj nuk duhet që të bazohemi në to e as t’u përmbahemi atyre.

Kadiu Ebu Bekër Ibn El Arabi ka thënë: “Nuk ka ndonjë hadith që mund të bazohemi në të për vlerën e natës në gjysmën e muajit të Shabanit, si dhe nuk ka (transmetim të saktë) se në atë natë caktohen vdekjet e njerëzve, ndaj mos u merrni e as mos u bazoni në këto transmetime.”

Ahkam Kuran: 4/117

Përktheu: Ylli Rama