Pyetje:
E urrej syfaqësinë deri në atë shkallë, saqë nuk mund të këshilloj për vepra të mira dhe të ndaloj nga e keqja, duke pasur frikë se kjo është syfaqësi, cila është këshilla juaj?
Përgjigje:
Kjo është arma më e fortë dhe kurth kyç i shejtanit që e përdor për t’i evituar thirrëset në rrugë të Allahut nga urdhërimi për vepra të mira dhe ndalimi i të keqijave, duke i cytur se kjo vepër është syfaqësi.
Motër e dashur, duhet të jesh sa më shumë vigjilente, të mos bëhesh gjah i vesveseve të shejtanit, por duhet ta kesh parasysh se e ke detyrim urdhrin për vepra të mira dhe ndalimin nga të këqijat. Mos ki frikë nga dyfaqësia, por bëhu e sinqertë ndaj Allahut, përgëzo në mirësi dhe largohu nga vesveset dhe cytjet e shejtanit.
Allahu, subhanehu ue teala, e di se çfarë kishe për qëllim dhe e di brendësinë e zemrës tënde, e di sinqeritetin tënd ndaj Allahut dhe se dëshiron të bëshë përmirësime në shoqëri. Syfaqësia është gjynah i madh dhe shirk, por as besimtarit dhe as besimtares nuk u lejohet t’i anashkalojnë detyrimet dhe urdhrat e Allahut nga frika e syfaqësisë.
Motër e nderuar, bëhu e kujdesshme dhe mos u bëj gjah i shejtanit, kryeji detyrimet me dinjitet, urdhëro për vepra të mira dhe ndalo të keen, këshilloi motrat e tua muslimane me butësi dhe urtësi.
Allahu, subhanehu ue teala, thotë:
”Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu. Allahu është ngadhënjyes, i urtë.” (Et-Teube, 71).
Shejh: Abdulaziz ibēn Baz.




