Pyetja:

Selamu alejkum hoxhë! Jetoj në Gjermani dhe kam punuar për vite në një fabrikë. Tani fabrika po mbyllet dhe më larguan nga puna padrejtësisht, pa asnjë kompensim. Kam bërë padi dhe e fitova gjyqin. A i kam hallall ato para që m’i caktoi gjykata sipas marrëveshjes me ish-punëdhënësin?

Përgjigjja:

Bismilah, ue salatu ue selamu ala Resulilah (sal-lAllahu alejhi ue selem). Më pas:

​Po, i ke hallall insha-Allah ato para. Nëse fabrika që të ka larguar nga puna ka pasur një kontratë apo marrëveshje me ty që, në rast largimi, duhet të të kompensojë dhe nuk ta ka dhënë atë vullnetarisht, atëherë kërkimi i së drejtës përmes gjyqit është legjitim.

​Pasi e ke fituar të drejtën tënde me gjyq, ato mjete konsiderohen hallall, përderisa shuma e fituar i përgjigjet asaj që ju ka takuar me marrëveshjen paraprake ose ligjin e punës për dëmin e shkaktuar.

​Allahu e di më së miri.

/Hoxhë Mirsad Berisha/