Pyetja:
Selamu alejkum hoxhë! Gjatë namazit ndonjëherë më vjen kotje (përgjumje). Pastaj çohem, marr abdes dhe e vazhdoj namazin. A kam vepruar drejt?
Përgjigjja:
Bismilah, ue salatu ue selamu ala Resulilah (sal-lAllahu alejhi ue selem). Më pas:
Nuk ka nevojë të merret abdes i ri nëse kotja është e lehtë dhe personi mbetet i vetëdijshëm për atë që ndodh rreth tij. Transmetohet se sahabët (shokët e Profetit), pasi falnin namazin e sabahut, rrinin ulur duke bërë dhikrin e mëngjesit deri në lindjen e diellit. Nganjëherë u vinte një kotje e lehtë, por pastaj e falnin namazin e Duhasë me të njëjtin abdes dhe nuk merrnin abdes të ri.
Allahu e di më së miri
/Hoxhë Mirsad Berisha/



