Pyetja:

A është haram ofrimi i një çmimi më të ulët për të njëjtin artikull, me qëllim të
konkurrimit me tregtarët e tjerë, dhe a konsiderohet kjo tejkalim i vëllait musliman?

***

Përgjigjja:

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Asnjëri s’bën t’ia rrëzojë çmimin vëllait të tij”. [1]
“… dhe ai s’bën të shesë më lirë se vëllai i tij (musliman)”. [2]
“Asnjëri s’bën të shesë më lirë se vëllai i tij, derisa të arrihet apo të anulohet marrëveshja.” [3]
Pikëpamja e saktë është se është haram t’ia rrëzosh çmimin vëllait musliman, qoftë kjo gjatë kohës kur ata ende mund ta anulojnë marrëveshjen, apo pas kësaj. Por, nëse kjo ndodh pas një kohe të gjatë, nuk ka gjë të keqe në këtë, domethënë nëse kjo ndodh pas një jave apo një muaji dhe të ngjashme me këtë, dhe ai vjen e thotë: ‘Do të të jap një artikull të ngjashëm për nëntë, kurse ai e kishte blerë për dhjetë’, pra, nuk ka gjë të keqe në këtë, sepse nuk është e mundshme të anulohet marrëveshja në këtë fazë.

Shejh Ibn Uthejmin, El-Sherh El-Mumti’ (8/204)

——————————–

[1] Buhariu (5142) dhe Muslimi (1412)

[2] Muslimi (1408)

[3] Nesaiu