Pyetja:

Shikimi në gjininë e kundërt pa e pas mahrem a është haram? Rasti i Ajshes kur ka shiku ato njerëzit është vetëm për nënën e besimtarëve apo ska qenë i zbritur ajeti i shikimit?

***

Përgjigjja:   

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sigurisht që po, sepse për këtë ka ajet të qarte: ”Thuaji besimtarëve t’i ulin shikimet e tyre dhe t’i ruajnë organet e tyre nga marrëdhëniet e jashtëligjshme dhe thuaji besimtareve t’i ulin shikimet e tyre dhe t’i ruajnë organet e tyre nga marrëdhëniet e jashtëligjshme”.

Në hadith thuhet: “Shtizë e helmuar e drejtuar në zemrën e njeriut”. Apo në tjetër ku thuhet: ”Ty të lejohet vështrimi i parë, jo i dyti.”

“Rasti i Ajshes kur ka shiku ato njerzit eshte vetem per nenen e besimtareve apo ska qen i zbritur ajeti i shikimit?”

Ke për qëllim ata që po loznin në xhami? Aty bëhej fjalë për lojën se si loznin, pastaj mos harro se ishin në xhami dhe ka mundësi të ketë qenë para zbritjes së ajetit. Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja