Pyetja:

Desha të dijë më hollësisht për cështjen e namazit kur jemi udhëtar. Në fakt se si është edhe a ka të bëj kjo me afatin e qëndrimit d.m.th koha se sa do të rrimë në një vend tjetër dhe si bëhet falja e namazit më saktësisht?

***

Përgjigjja: 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Udhëtari është një status që fitohet atëherë kur njeriu quhet udhëtar në traditën e popullit të tij ose kur lë vendin e tij në një vend tjetër.

Statusi i udhëtarit i obligon atij shkurtimin e namazit dhe i lejon bashkimin, siç dhe i lejon iftarin nëse e dëshiron këtë. D.m.th: më qartë dreka 2, ikindia 2, jacia 2, ashtu siç pëlqehet lënia e syneteve të këtyre namazeve, mos të falen sunetet e drekës, ikindisë, akshamit, jacisë. Përveç suneteve të sabahut dhe të vitrit ti mund të falësh nafile sa të duash e sunete  të tjera, po jo këto, se Profeti -salAllahu alejhi ue selem- s’i falte në udhëtim.

Lehtësimet për udhëtarin fillojnë në momentin që ai lë ndërtesën e fundit të qytetit të tij dhe përfundojnë përpara se të futet në ndërtesën e parë të qytetit të tij.

Udhëtari nuk ka afat kohor, në mendimin më të drejtë të dijetarëve të Islamit dhe nëse kjo zgjat shumë, përderisa njeriu nuk e ka ndërmend të jetojë aty, sepse nuk ka argumente të qarta që trajtojnë këtë temë, kështu që i përmbahemi origjinës së lehtësimit.

Allahu e di më së miri.

Imam Dr. Ahmed Kalaja