Pyetje: Një person nuk i ka agjëruar ende disa ditë të cilat i ka humbur gjatë Ramazanit, a është e lejuar për të që t’i agjërojë ato ditë por jo një pas një?

Përgjigje: Po, është e lejueshme për të që t’i kompenzojë ditët e humbura edhe nëse ato nuk agjërohen një pas një, sepse Allahu ka thënë:

“Ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim (le të agjërojë më vonë)aq ditë nga ditët e mëvonshme.” (El-Bekare:185).

Allahu nuk e ka bërë kusht që kompenzimi i ditëve të agjërimit të lënë të jenë të njëpasnjëshme.

 

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 10/346