Pyetja:

A është më mirë të lutesh për lehtësim sprovash apo të jesh i durueshëm?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ.

Nuk ka asgjë të keqe të lutesh për lehtësim sprovash; në fakt kjo është e udhës, sepse Pejgamberi ﷺ na inkurajoi që të kërkojmë mirëqenie, siç tha: “Mos dëshironi të takoni armikun por luteni Allahut që t’ju mbajë të sigurt dhe të shëndoshë.” [1]

Një nga lutjet që Pejgamberi ﷺ thoshte kur vizitonte dikë që ishte i sëmurë ishte: “O Allah, largoje dhimbjen, o Zot i njerëzve, dhe jep shërim, sepse Ti je Shëruesi dhe nuk ka shërim përveç shërimit Tënd që nuk lë gjurmë sëmundjeje.” [2]

Uthman ibn Ebi As erdhi duke u ankuar për një dhimbje që ndjeu në trupin e tij dhe i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Vëre dorën në atë pjesë të trupit që dhemb dhe thuaj Bismilah (në emër të Allahut) tri herë. Dhe thuaj shtatë herë: E’udhu Bilahi ue kudratihi min sherri ma ajidu ue uhadhir (Kërkoj mbrojtje tek Allahu dhe fuqia e Tij nga e keqja e asaj që ndiej dhe shqetësohem). [3]

Allahu i Madhëruar na ka treguar për elitën e krijimit të Tij, pra pejgamberët (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ta), se ata e thërrisnin Atë dhe i kërkuan që t’i lironte nga të këqijat, pasi Ai i Madhëruar: (Përmende) Jakubin kur thirri Zotin e tij: “Vërtet më ka prekur fatkeqësia dhe ti je mëshiruesi i mëshiruesve”. Kështu Ne iu përgjigjëm atij.” (Enbija: 8384)
(Përmendeni) njeriun e peshkut, kur ai u largua i zemëruar dhe mendoi se Ne nuk do të caktojmë (asgjë) për të. Dhe ai thirri brenda errësirave: “Nuk ka të adhuruar tjetër (me meritë) përveç Teje; i lartësuar je Ti. Vërtet, unë kam qenë prej zullumqarëve.” Kështu Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga fatkeqësia. Dhe kështu Ne i shpëtojmë besimtarët.” (Enbija: 8788)

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: Një nga çifutët e Benu Zurejkut, emri i të cilit ishte Labid ibn el-Esem, i bëri magji të Dërguarit të Allahut ﷺ, deri në atë masë që i Dërguari i Allahut ﷺ do të imagjinonte se ai kishte bërë diçka, ndërsa nuk e kishte bërë atë. Pastaj, një ditë ose një natë, i Dërguari i Allahut ﷺ bëri dua, bëri dua, pastaj prapë bëri dua, pastaj tha: O Aishe, a e di se Allahu është përgjigjur në lidhje me atë për të cilën ja kërkova? [4]

Neveviu ka thënë: Fjalët “Pastaj një ditë apo një natë, i Dërguari i Allahut ﷺ bëri dua, bëri dua, pastaj prapë bëri dua, tregojnë se është rekomandoi (mustehab) që të falet lutja (dua) kur ndodhin gjëra të këqija, të përsëritet lutja dhe t’i drejtohet Allahut të Madhëruar. Kështu bëhet e qartë se nuk ka kundërthënie ndërmjet lutjes, kërkesës për lehtësim nga fatkeqësia dhe durimit, sepse Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që t’i lutemi Atij me lutje dhe t’i lutemi me përulësi dhe kurbanit tonë, lutja ndaj Tij është një akt adhurimi. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe Zoti juaj thotë:Më thirrni mua; Unë do t’ju përgjigjem ty.” (Gafir: 60) Dhe është Ai Zot që na ka urdhëruar të tregojmë durim dhe na ka premtuar një shpërblim të madh për këtë, siç thotë Ai: “Vërtet, të durueshmëve do t’iu jepet shpërblim pa llogari.” (Zumer: 10)

Pejgamberi ﷺ i cili është njeriu më i përsosur në durim dhe më i kënaquri prej tyre me vendimin e Allahut – iu lut Zotit të tij me lutje, gjë që tregon se lutja nuk është në kundërshtim me durim, sepse durim do të thotë të frenosh veten dhe të përmbahesh nga pakënaqësia dhe kundërshtimi i vullnetit dhe dekretit hyjnor.

Pra, nuk ka arsye pse njeriu nuk mund t’i bashkojë dy ibadetet, durimin dhe lutjen. Në fakt, kjo është më e mira dhe më e përsosura, sepse është rruga e Profetit tonë Muhamed ﷺ. Lusim Allahun e Lartësuar që të na bekojë me kuptimin e fesë së Tij. Allahu e di më së miri.

islamqa.info

———————————

[1] Buhariu (7237) dhe Muslimi (1742)

[2] Tirmidhiu (3565)

[3] Muslimi (2202)

[4] Muslimi (2189)

Comments are closed.