Pyetja:

Desha të pyes a është emri Diar në Kuran më kanë thënë se ka të bëjë me dyert e Xhenetit a është e vërtetë?

***

Përgjigjja:

Emri Dijar, mund të jetë fjalë e gjuhës arabe që e ka kuptimin shtëpi. Pra është në shumës, njëjësi i saj bën Dar. Pra fjala Dijar ka për qëllim shtëpitë ose vendbanimin, pasi ai përbëhet prej shumë shtëpive.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku