Pyetje: Kur isha në xhami, u fala ulur në një karrige. Një burrë më tha se nuk lejohet ta them tekbirin fillestar (me të cilin fillohet namazi) ndërsa jam ulur por duhet të qëndroj në këmbë, ta them tekbirin dhe pastaj të ulem. Bëhet fjalë për tekbirin fillestar (me të cilin fillohet namazi) që është shtyllë e namazit.

Përgjigje: Nëse mund të qëndrosh në këmbë kur e thua tekbirin dhe pastaj të ulesh në karrige, atëherë është obligim të veprosh kështu. Nëse mund të qëndrosh në këmbë gjatë leximit të El-Fatihas dhe pastaj të ulesh, edhe kjo është një nga shtyllat e namazit (obligim). Ndërsa nëse nuk mund të qëndrosh në këmbë, atëherë lejohet të ulesh në karrige dhe ta thuash tekbirin fillestar.

 

 

Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Fataua alal-Haua 02/03-1436
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com