Pyetja:

A është paraparë nga Profeti ﷺ se pas vdekjes së tij do të vijnë grupe të devijuara si ISIS-i?

***

Përgjigjja:

Profeti Muhamed ﷺ, ka lajmëruar për ngjarje të cilat do të vijnë pas vdekjes së tij, qofshin në kohë të afërt apo të largët si kjo e jona apo dhe më tej. Ka treguar se do ketë devijime, do shtohen luftërat, se do vriten njerëz të cilët nuk e dinë pse janë vrarë, pra pa shkak.

Nga ana tjetër ka treguar dhe për ekstremizmat dhe ekstremistët të cilët quhen havarixh se ata do te jenë te djem të rinjë (të paformuar), të cilët e lexojnë Kuranin por nuk e kuptojnë atë e që më parë dalin nga Islami se hyjnë në të.

Profeti ﷺ, na ka porositur që të mos kthehemi në të pafe duke vrarë njeri-tjetrin, të kapemi pas Kuranit dhe Sunetin e të jemi me bashkësinë islame e se njeriu do të jetë në paqe përderisa nuk derdh gjak të ndaluar. Allahu e di më mirë.

Bledar T. Haxhiu