Kush vritet padrejtësisht është shehid (dëshmor).

Profeti -alejhi selam- kur është ngjitur një herë në malin e Uhudit bashkë me Ebu Bekri, Umerin dhe Uthmanin- radiallahu anhum-, është dridhur mali dhe ka thënë:
“Mos u dridh Uhud se mbi ty qëndrojnë: një profet, një i sinqertë dhe dy shehidë”
E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

I sinqerti është Ebu Bekri dhe shehidët janë Umeri dhe Uthmani sepse ata kanë vdekur të vrarë dhe nuk kanë vdekur në luftë, por kanë vdekur të vrarë padrejtësisht.
Kjo do të thotë se shpërblimi i shehidit arrihet edhe nga ata që janë vrarë padrejtësisht.

Dr. Abdullah Nabolli