Pyetja: Nëse një person vdes në gjendje të mjerueshme, me sëmundje të rënda, erë të rëndë trupi, a do të thotë që këtë person e ka ndëshkuar Allahu gjatë vdekjes së tij, duke e ditur që ai person gjatë jetës së tij e ka urryer fjalën e Allahut të lartë?

Përgjigja: Allahu e di më së miri se çfarë ka ndodhur me atë person konkret. Kjo është diçka e fshehtë për ne.

Mirëpo, është shumë normale që vdekja të vijë me sëmundje e erë jo të mirë, etj., sepse njeriu jo gjithmonë është i ri e i fortë që ta mbajë higjienën në nivel. Kjo i ndodh edhe besimtarëve.

Kryesorja është që nuk duhet të japim gjykime rreth personave sepse gjendja e vështirë para vdekjes mund ta përfshijë këdo, edhe të mirin edhe të keqin.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku