Pyetje: A është vdekja në ditën e xhuma prej shenjave të përfundimit të mirë?

Shejkh Ibnul-‘Uthejmin: Jo, vdekja ndodh çdo ditë në mënyrë të njëjtë. Sikur ditët të kishin ndonjë veçori, atëherë dita e hënë do të kishte përparësi për të, sepse ajo është dita në të cilën ndërroi jetë Profeti ﷺ. Porse, unë nuk di ndonjë ditë prej ditëve që të ketë veçori të veçantë për vdekjen në të.

Shejkh Ibnul-‘Uthejmin – Allahu e mëshiroftë
Burimi: Fetaua Nurun ala Ed-Derb, vëll: 9, fq: 2.
Përktheu: Altin Dallashi

❀https://t.me/rrugaesunetit