Pyetja:
A i lejohet gruas shtatzënë përdorimi i bimës “Kaf Merjem”, për ta bërë më të lehtë lindjen?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ
Me të drejtë mendohet se ky është një mit, sepse hapja e lules pranë gruas shtatzënë që do të lindë nuk ka të bëjë fare me lehtësimin e lindjes. Ndoshta familja është e hutuar dhe po i përzihet mes “repartit Merjem” dhe “kaff Merjem” (lexo: dora e Merjemes).
E para është ajo që përmendet në pyetje, e cila është një mit, siç u përmend më lart. Bima e quajtur “kaf Merjem” është ajo që ka të bëjë me lindjen, pasi është e vërtetuar se ndihmon një grua në lindje. Bima e quajtur “kaf Merjem” njihet shkencërisht me emrin Anastatica hierochuntica. Përdoret për trajtimin e ftohjes tek fëmijët, me avull dhe pihet një infuzion i kësaj bime për të lehtësuar lindjen, nëse është e vështirë.
Dr. Xhabir ibn Salim el-Kahtani i cili është specialist në mjekësinë bimore tha: “Kaf Merjem” është një bimë që i ngjan një grushti të shtrënguar dhe përdoret kur gruaja ndjen se lindja ka filluar; bluhet dhe zhytet në një gotë me ujë të ftohtë për katër orë, pastaj kullohet dhe uji pihet vetëm një herë. [1]. Besohet se emri i bimës vjen nga një përrallë që pretendon se Merjemja (paqja qoftë mbi të) e kapi atë në dorën e saj të shtrënguar gjatë lindjes.
Allahu e di më së miri.
islamqa.info
————————————————-
[1] Jariedat ar-Riyaadh (gazetë), 28 Rabi’ al-Awwal 1428 AH/ 16 Prill 2007 CE, numri nr. 14175
Comments are closed.