Pyetja:

A i lejohet muslimanit puna në një market ku ka alkool?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon vetëm Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të Dërguarin e Tij ﷺ.

Muslimani e ka haram (lexo: të ndaluar) punën në një vend ku ka alkool, qoftë ai vend market, kafe, restaurant apo çfarëdo lokali. Muslimani duhet ta braktis atë punë dhe të kërkoj punë tjetër. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ka mallkuar alkoolin, atë që e pi, atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blen, atë që e kullon (shtrydhë rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai”. [1]

Hoxhë Remzi Isaku

———————————————-

[1] Tirmidhiu dhe Ebu Davudi

Comments are closed.