Pyetja:

A ju lejohet meshkujve mbartja e arit apo imitimeve të orëve të arta?

***

Përgjigjja:

Kjo është e lejueshme për gratë. Sa për meshkujt, atëherë kjo s’është e lejueshme, nëse ora është e bërë nga ari apo është lyer me ar, për shkak të thënies së Pejgamberit ﷺ:
“Ari dhe mëndafshi u janë lejuar grave të umetit tim, kurse u janë ndaluar burrave të
tij”. [1]
Nëse është vetëm imitim i arit dhe nuk është në të vërtetë ar, megjithëkëtë, ende është
më mirë për burrin ta lë këtë që ta mbrojë nderin nga akuzat për kundërshtim të
sheriatit.

Shejh Ibn Baz, “Mexhmu Fetaua ue Mekelat”

———————————–

[1] Tirmidhiu