Pyetja:

Ndër të rinjtë është përhapur një trend i rrezikshëm, ai i zgjatjes së flokëve, bazuar në hadithin e Pejgamberit ﷺ, i cili i zgjaste flokët, si dhe ai i bartjes sëqaforeve (zinxhirëve në fyt) dhe i byzylykëve (zinxhirëve në kyç të dorës). A keni për të thënë diçka lidhur me këtë?

***

Përgjigjja:

Nëse qëllimi i tij me zgjatjen e flokëve është ndjekja e shembullit të Pejgamberit ﷺ, atëherë është e domosdoshme që ai t’u kthehet haditheve të cilat përmendin këtë dhe thënieve të dijetarëve dhe të veprojë me flokët e tij ashtu siç vepronte Pejgamberi ﷺ, me qëllim që të kuptohet mirë kjo ndjekje. Sa u përket meshkujve që mbartin byzylykë dhe qafore, kjo është e ndaluar, sepse në këtë ka imitim të femrave, kurse
Pejgamberi ﷺ i mallkoi meshkujt që u ngjasojnë femrave.

Shejh Dr. Salih ibn Feuzan, “Mexhelleh ed-Da’weh”