Pyetja:

A ka gjynah për atë që e ka vonuar zekatin nga padituria?

***

Përgjigjja:

Duhet dhënë zekatin për të gjitha vitet e kaluara, ngase padituria nuk e pezullon këtë obligim prej teje, sepse obligimi i zekatit është një çështje e mirënjohur dhe e domosdoshme fetare, vendimi i të cilit s’është i fshehur nga muslimanët dhe krahas kësaj duhet penduar te Allahu i Lartësuar për vonimin. Zekati është shtylla e tretë e Islamit. Allahu na faltë neve dhe juve dhe çdo musliman. Allahu është Rregullues i çështjeve.

Shejh Ibn Baz, “Mexhmu Fetâwa” 14/239