Pyetja:

A përmbajnë apo jo fjalët e Kuranit dhe Traditës Profetike kuptim alegorik (të tërthortë)? Cili është qëndrimi që duhet të mbajë muslimani lidhur me kuptimet e emrave dhe cilësive të Allahut të ardhura në Kuran dhe Traditën Profetike, pra a duhen marrë ato në kuptimet e tyre reale (të drejtpërdrejta)?

***

Përgjigjja:

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin ﷺ!

Dijetarët muslimanë janë të një mendimi se si rregull fjalët e Kuranit dhe Traditës Profetike duhen të merren në kuptimin e drejtpërdrejtë të tyre. Po kështu shumica e dijetarëve muslimanë janë të mendimit se në Kuran dhe në Traditën Profetike, është i pranishëm edhe kuptimi alegorik apo figurativ (i tërthortë), por ata theksojnë se nuk lejohet kurrsesi që të kalohet tek kuptimi alegorik (i tërthortë) i fjalëve të shpalljes hyjnore, përveçse kur e tillë gjë del si domosdoshmëri dhe bëhet bazuar në tregues kontekstualë bindës dhe me kushtin që ky kalim në kuptimin alegorik të mbështetet njëzëri nga dijetarët elitarë muslimanë.

Gjenerata e sahabëve (shokët e Profetit ﷺ), tabi’inëve (dy gjeneratat e dijetarëve mulsimanë pas sahabëve) dhe dijetarët më me zë muslimanë në përgjithësi, janë të një mendimi mbi pohimin se, cilësitë e ardhura lidhur me Allahun e Madhëruar në Kuran dhe Sunet (Traditën Profetike), janë konkrete (të vërteta) dhe jo figurative (alegorike) dhe se mënyrën e tyre e di vetëm Allahu i Madhëruar. Metodologjia e selefëve dhe ndjekësve të tyre në besimin e emrave dhe cilësive të Allahut të Lartësuar është besimi (pohimi) i tyre (një, disa ose krejt emrave dhe cilësitve të Krijuesit) si vijon:

1. pa TEMTHIIL/ilustrim me shembuj tipik, pra pa thënë se ato (emrat dhe cilësitë e Krijuesit) janë njëjtë me cilësitë e krijesave;

2. pa TEȞRIIF/shtrembërim, pra pa tjetërsuar kuptimin e tyre (emrave dhe cilësive të Krijuesit), përmes shtesave ose reduktimeve morfologjike apo sintaksore të fjalëve të tyre;Lexoni më tepër

3. pa TEĂŤIIL/braktisje, pra pa i mohuar (çaktivizuar) dhe shpërfilluar ato (emrat dhe cilësitë e Krijuesit).

Sa më sipër duhet të bëhet nën principin e theksuar prej dijetarëve muslimanë, të përcjellë prej imam Malikut, i cili thotë: “Istiuaja (kuptimi gjuhësor i ngritjes së Allahut mbi Arsh dhe mbarë emrave dhe atributeve të Allahut) nuk është gjë e paditur (dihet), mënyra është e paperceptueshme (jashtë diturisë së logjikës), besimi në këtë është obligim dhe pyetja për këtë është bidat (pa bazë sheriatike/ligjore islame)”; referuar tek thënia e Allahut të Madhëruar: “Asgjë nuk i shëmbëllen Atij (Krijuesit) dhe Ai është Gjithëdëgjuesi (i dëgjon të gjitha) dhe Gjithëvështruesi (i sheh të gjitha).” (Shura: 50)

Allahu e di më mirë.

Alaudin Abazi