Pyetja:

Jam një mësimdhënës në një shkollë të mesme, kështu që kam një problem sepse ka shumë nxënës të cilët kanë të dobëta dhe nuk shprehin interesim për mësim dhe t’i përmirësojnë të dobëtat- me një fjalë duan notat falë t’i marrin. Përndryshe lëndën që e jap është lëndë profesionale dhe është e rëndësishme. Nga përvoja po shoh (që e dyta vjet që jam) se një pjesë e nxënësëve nuk dëshirojnë të mësojnë së paku 5 mësime për të marrë një notë kaluese, dhe pastaj kur vie fundi i vitit shkollor nuk mundemi të dalim nga shtëpia apo s’mundemi të rrimë rehat në shtëpi nga intervenimet, saqë kur po sheh se shumë nxënës me nga 7, 8, 9 … 12 të dobëta e tjerë në fund dalin pastër, pa nota të dobta ose vetëm provim përmirësues. Unë këtë kam në plan t’i dërgojë disa nxënës në provim përmirësues– tash t’i parashtrojë pyetjet:
1. A kam mëkat nëse bëhem shkak që mos ta largojë notën e dobët dhe nxënësi të përsërit vitin?
2. A kam mëkat nëse nxënësin e dërgoi në provim përmirësues? dhe
3. A kam mëkat nëse nxënësi nuk e kalon edhe provimin përmirësues dhe përsërit (humbë vitin)? Besoj që e dini, por vetëm një sqarim se me 1 dhe 2 të dobëta nxënësi shkon në provim përmirësues dhe me tre dhe mbi tre të dobëta nxënësi përsërit, zakonisht kur ka 3 apo 4 të dobëta i hiqen një apo dy të dobëta që të mos përsërit dhe të shkoj në provim përmirësues. Është bërë traditë që të mos përsëriten nxënësit, dhe nëse përsëriten vetëm nxënësit e vitit të dytë kurse 1,3, dhe 4 jo.

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ji mësues i ndershëm! Jepi nxënësve atë që u takon nga ana edukative dhe shpirtrave, po ashtu. Mundohu t’i afrosh me fenë e me shoqërinë e islame. Mundohu t’i mbash afër, se ndoshta Allahu i udhëzon. S’do të thotë kjo që për hir të fesë të bëhen shkelje.

Ndërsa, në lidhje me pyetjet e parashtruara nga ana juaj them se për të tria pyetjet s’ke gjynah, nëse nxënësi këto i meriton.

Imam dr. Ahmed Kalaja