Pyetja:

A ka ndonjë dëshmi që mbështet pohimin që xhini mund ta pushtojë njeriun?

***

Përgjigjja:

Po, ka dëshmi në Librin dhe Sunetin që xhini hyn në njerëzit. Në Kurʹan, Allahu i
plotfuqishëm thotë:
ʺAta që hanë Riba [fajde] nuk do të ngrihen (në Ditën e Ringjalljes) përveç siç ngrihet personi i rrahur nga shejtani, kështu duke e çmendur atëʺ. (Bekare: 275)
Ibn Kethir, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, komentoi:ʺAta do të ngrihen nga varret sikur që
ngrihet personi i pushtuar nga shejtaniʺ.

Për sa i përket dëshmisë nga Suneti,i Dërguari i Allahut ﷺ, ka thënë:ʺVërtet, shejtani rrjedh nëpër birin e Ademit sikur që rrjedh gjaku i tijʺ. [1]

Në ʺMenkelet Ehl es‐Suneh uel‐Xhemaʹahʺ, el‐Eshʹeri ka thënë që ata (Ehli Suneh) thonë qëxhini hyn në trupin e të pushtuarit siç dëshmohet me ajetin që parapriu.

Abdullahu, i biri i Imam Ahmedit, ka thënë:ʺI thashë babait tim që një grup njerëzish pohojnë që xhini nuk hyn në trupa të njerëzve. Tha:ʺO biri im, ata po gënjejnë. A nuk sheh që janë mu ata që po flasin në gjuhët e tyreʺ.Në një numër hadithesh nga i dërguari i Allahut ﷺ të shënuar nga imam Ahmed dhe Bejhakiu, është transmetuar që ai takoi një djalosh i cili ishte pushtuar.Kështu, Pejgamberi ﷺ nisi të thoshte:ʺDil, o armik i Allahut, dil!ʺ [2].Pastaj djaloshi u shërua dhe u kthye në gjendjen normale.

Këtu kemi përmendur një dëshmi nga Kurʹani dhe dy nga Suneti. Ajo çfarë dëshmojnë njerëzit çdo ditë, shërben si një dëshmi e qartë, të mos përmendim që ky është opinioni i Ehli Suneh uel‐Xhemaʹah. Megjithatë, nuk mohojmë që disa njerëz janë të çmendur për shkak të ndonjë dëmtimi në mendjet e veta.

nga shejh Muhamed Ibn Salih el‐Utheimin
Fetaua Islamije, vëll.8, f.322

————————————————–

[1] Buhariu 2039 dhe Muslim 2175.

[2] Ibn Maxheh 3548