Pyetja:

A është rrëzuar teoria e evolucionit që shtroi Darvini?

***

Përgjigjja:

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin !

Duke qenë se edhe natyra e kësaj trajtese nuk na lejon të zgjatemi më shumë, po përmendim vetëm një argument të fuqishëm, që e shkatërron në thelb teorinë evolucioniste të Darvinit.

Ky argument qëndron në formimin kompleks dhe perfekt të proteinës, si vijon:

proteinaa. probabiliteti i formimit të rastësishëm të 1 proteine të vetme të përbërë nga 500 aminoacide është 1/10950 së këtejmi:

Së pari: nëse supozohet se aminoacidet, që nga formimi i botës, janë kombinuar dhe çkombinuar parreshtur derisa ia kanë qëlluar kësaj shifre probabiliteti (gjë që shkencërisht nuk qëndron), sërish do qe e pamundur që të formohej kësisoj qoftë edhe një proteinë e vetme, sepse koha e nevojshme për këtë proces me këtë probabilitet, është shumë herë më e madhe sesa mosha e botës;

Së dyti: matematikisht, probabiliteti më i vogël se 1/1050 (0,000000000[…40 zero]1), konsiderohet se ka shansin “zero” që të ndodh.

b. molekula e hemoglobinës, kësaj proteine shumë të rëndësishme për jetën, përbëhet nga 574 aminoacide dhe në vetëm 1 prej miliarda rruazave të kuqe të gjakut, gjenden rreth 280 milionë molekula hemoglobine; për të kapur kështu probabiliteti i krijimit të 1 rruaze të vetme të kuqe të gjakut shifra astronomike…

Lidhja e proteines argumenti në fjalë e shkul nga rrënjët supozimin e teorisë së Darvinit, që pretendon se jo një prej qindra miliona proteinave (molekulave), por edhe miliardat e rruazave të kuqe të gjakut (secila prej të cilave përmban qindra miliona proteina), u krijuan nga rastësia dhe pastaj çuditërisht e rastësisht kjo shifër astronomike proteinash dhe njësishë më të mëdha përbërëse të tyre, u bashkuan për të krijuar qelizën e parë të jetës…

Një shkencëtar e sqaron kështu këtë pretendim të papërtypshëm të përrallës darviniane:

Përfytyroni se ju po shikoni një monedhë të hidhet 10950 herë (1-shi me 950 zero nga pas) dhe ajo pas çdo hedhje bie gjithmonë në të njëjtën anë. Tani le t’ia heqim këtij numri nga pas 944 zero, pra të themi se monedha hidhet një milion herë dhe gjithmonë bie në të njëjtën anë. Në këtë rast si është më e logjikshme të pranosh, se kjo është rastësi, apo se kjo është vepër e një ndërhyrjeje inteligjente?!

Allahu i Lartësuar thotë: “Vallë, a mund të dyshohet në Allahun (në ekzistencën, fuqinë, diturinë dhe urtësinë e Tij, që nxjerrin si domosdoshmëri adhurimin e Tij monoteist (Një, të Vetëm e të Pashoq)], Krijuesin e qiejve dhe të Tokës (të Vetmin Krijues të gjithësisë, nga asgjëja, ndaj nuk ka logjik të adhurohet tjetërkush veç Tij]?! Ai ju thërret juve (në besimin monoteist dhe bërjen e veprave të mira të zhveshura nga blasfemia, idhujtaria dhe hipokrizia) për t’ju falur disa gjynahe tuajat (blasfeminë, idhujtarinë e mëparshme dhe mëkatet madhore ndaj Zotit; kurse të drejtat e nëpërkëmbura të njerëzve, që të falen, duhet t’u kthehen atyre që u janë marrë) dhe që t’ju lërë Te (të jetoni të pacenuar nga ndëshkimi hyjnor shfarrosës) deri në afatin e caktuar (të vdekjes).”

Allahu e di më mirë.

Alaudin Abazi