Përgjigjja:

Mund të ketë shenja te haxhilerët, agjëruesit, sadakadhënësit dhe namazlitë, që tregojnë se Allahu ua ka pranuar, e këto janë:

  • Kënaqësia shpirtërore;
  • Zemra i gëzohet dhe
  • Fytyra u bënë dritë.

Kjo për faktin se veprat e mira kanë shenja që reflektojnë e shfaqen në trupin e atij që i bën ato, madje edhe në pamjen e tij të jashtme dhe të brendshme.

Ibn Uthejmini, “Fetva rreth haxhit dhe umrës”, (2/744)

Përktheu: Hoxhë Burim Koçinaj