Pyetja:
A ka të drejta burri në të ardhurat (pasurinë) bashkëshortes?
***
Përgjigjja:
Kjo ndërlidhet me aktin e martesës mes saj dhe burrit. A është martuar me të me kusht që ajo të mbetet e punësuar në punën e saj, apo ajo ka filluar të punojë pasi që janë martuar? A kanë rënë dakord para ose pas martesës për ndarjen e të ardhurave dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. Nëse është bërë ndonjë marrëveshje, kjo duhet të përmbushet; nëse nuk ekziston ndonjë marrëveshje, burri nuk ka të drejtë të marrë nga fitimi i saj.
Shejh Albani, “Silsilet-ul-Hudâ wEn-Nûr” (238)
Përktheu: Ergin Shala