Pyetje: Selamualejkum hoxhe i nderuar. Kam nje pyetje: Une jam udhehqes i nje lokali ku shitet alkooli, por fale Allahu ne jeten time kurre nuk e ka pire Allahu e di me mire. Ka nje kohe qe jam udhezuar dhe fali namazin, por nuk kam qetesi ne shpirt nga shkaku se une duhet te furnizoj kete lokal me produkte e nje nder ato eshte edhe alkooli. Kam vendose qe per hire te Allahut te bej hixhret dhe te largohem prej kesaj pune. A kam gjynah gjate kesaj periudhe qe jam duke udhehequr kete lokal? Ju pershendes.
Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëlla i nderuar, Allahu të ruajtë dhe të forcoftë në fenë e Tij. Nuk ka dyshim se alkooli është i ndaluar për çdo musliman, qoftë për pirje apo për shërbim të tij.

Thotë Komisioni i përhershëm për fetva: Nuk lejohet tregëtia me atë që e ka ndaluar Allahu prej ushqimeve apo prej gjërave tjera, si alkooli apo mishi i thiut, qoftë edhe (në tregëti) me jomuslimanët, ngase është vërtetuar prej Pejgamberit (salallahu alejhiveselem) se ka thënë: “Allahu nëse e bën haram ndonjë gjë, e bën haram edhe fitimin prej saj”. Dhe Pejgamberi (salallahu alejhi veselem) e ka mallkuar alkoolin, pirësin e tij, shitësin e tij, blerësin e tij, bartësin e tij, atë për të cilin bartet, atë që ushqehet prej fitimit të tij, shtrydhësin e tij dhe atë për të cilin shtrydhet ai. (Komisioni i përhershëm 13/47)

Kështuqë përveç pirjes së alkoolit që është e ndaluar, është i ndaluar edhe furnizimi i lokaleve me të. Andaj, muslimani duhet të largohet prej kësaj pune të ndaluar dhe të kërkojë rizkun e lejuar të cilin e ka caktuar Allahu për të. Sepse ajo që është vepruar para pendimit, shpresojmë të jetë pastruar me pendim dhe të jetë e falur tek Allahu, ndërsa pas pendimit dhe udhëzimit, muslimani duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe ta ruajë veten e tij nga gjërat me të cilat Allahu nuk është i kënaqur.

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami