Është pyetur shejhu el islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, për një person i cili ndërmer një udhëtim tregtar detar dhe në këtë udhëtim ai mbytet. A konsiderohet ky person se ka vdekur si dëshmor (në gradën e shehidit)?

Përgjigjja e tij ishte: Po, ai ka vdekur si dëshmor (shehid) me kusht që të mos ketë synuar ndonjë mëkat në këtë udhëtim.

Në të vërtetë ka ardhur në hadithin e saktë prej të dëguarit të Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, se ka thënë: “I mbyturi është dëshmor (shehid), ai i cili vdes nga dhimbja e barkut është dëshmor (shehid), ai i cili vdes i djegur në zjarr është dëshmor (shehid), i vdekuri nga murtaja është dëshmor (shehid), gruaja që vdes në lehoni (gjatë lindjes) është dëshmore (shehide), ai person i cili vdes nën rrënoja është dëshmor (shehid).”

Janë përmendur edhe kategori te tjera veç këtyre.

Udhëtimi tregtar detar është i lejuar për aq kohë sa konsiderohet si i sigurt, e nëse ai nuk konsiderohet si i tillë (i sigurt) atëherë nuk i lejohet personit që ta ndërmarrë një udhëtim të tillë. Nëse e ndërmerr atëherë ky person konsiderohet se është shkaktar në një lloj vetvrasjeje (sepse ndihmoi në një gjë të tillë). Një person i tillë nuk mund të thuhet për të se është dëshmor (shehid). Allahu e di më së miri!

Marrë nga: “El fetaua el kubra” vëll. 3, fq. 23.
Përktheu: Naim Bilibashi
https://udhaebesimtareve.com/