Pyetja:

1. Në cilat raste lejohet aborti dhe në cilat jo?

2. Kjo e afërmja, është besimtare dhe ka ngelur shtatëzanë, por ka 4 fëmijë dhe më i vogli është 10 vjeç dhe vajzen e madhe e ka të fejuar, por ka shumë problem opinionin e njerëzve. Shtatëzaninë e ka 4 javësh. A lejohet ta abortojë?

***

Përgjigjja:

Aborti lejohet vetëm atëherë kur rrezikon jetën e nënës ose dëmton shëndetin e saj. Kjo, me dëshmi të mjekëve specialistë dhe të besueshëm po që dhe të kenë njohuri nga feja, besimi.

Për atë që përmendet në pyetjen e dytë, ky nuk është shkak apo rast i arsyetuar nga sheriati, po mentalitet xhahilijeti (injorance), kështu që nuk bën.

Allahu e di më së miri.

Lus Allahun të jesh mirë dhe të të japë sukses në detyrën tënde!

Imam dr. Ahmed Kalaja