Pyetja:

A lejohet blerja e aksioneve në një kompani private, e cila merret me aktivitete bamirëse, me bujqësi, me banka, me kompani sigurimi dhe me industri të naftës?

***

Përgjigjja:

Është e lejueshme të blihen aksione në këto kompani, për sa kohë që nuk përfshihen në fajde; nëse ata bëjnë punë më fajde, nuk është e lejueshme, sepse është vërtetuar në Kuran dhe në sunet si edhe me konsensus dijetarësh se lidhja tregtare me fajde është haram. Ngjashëm, nuk është e lejueshme të blihen aksione në kompanitë e sigurimit, sepse politikat e sigurimit janë të paqarta dhe nënkuptojnë blerjen e një gjëje të panjohur, dhe ato përfshijnë edhe fajdenë, kështu që këto janë të ndaluara, sipas sheriatit Islam.

Komisioni i Përhershëm për Fetva 1/43