Pyetja:

A lejohet leximi i sureve jo sipas renditjes që është në Kuran, si psh: të lexohet surja El-Felek para se të lexohet surja En-nas ?

***

Përgjigjja:

Më mirë është që suret të lexohen sipas renditjes që i është bërë Kuranit të Othmanit, duke filluar me suren El-Fatiha pastaj El-Bekare pastaj Al-Imran derisa të përfundojë me suren En-nas. Është e ditur se fillimisht lexohet El-Feleku pastaj En-Nasi sipas renditjes që i është bërë Mus’hafit të Othmanit dhe jo e kundërta.

Nëse e fillon leximin e sures En-nas, pastaj El-felek, pastaj El-Ihlas duke u ngjitur nga poshtë lart për të mësuar përmendësh, atëherë nuk ka problem.

Allahu jep sukses. Paqja dhe salavatet e Zotit qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe shoket e tij.

Komisioni i përhershëm për studime dhe fetva.

Kyetar: AbdulAziz Bin Baz.
Nën Kryetar: Abdurrezak Afifi.
Lektor: Abdullah bin Kaud.

Përktheu: Gentian Rushiti