Pyetje: A lejohet Marketingu me Shumë Nivele sipas ligjit Islam?


Përgjigje: Marketingu me Shumë Nivele (MLM – Multi-Level Marketing) është një model biznesi ku pjesëmarrësit fitojnë para jo vetëm nga shitja e produkteve ose shërbimeve, por edhe nga rekrutimi i anëtarëve të rinj në rrjetin e tyre.
Është e ndaluar të merret pjesë në marketingun e tillë si dhe të bëhet biznes nëpërmes tij, sepse kontrata imponon klientit pagesa për anëtarësim ose blerjen e produkteve të caktuara, që të mund të marrë pjesë në marketing dhe të fitojë komision. Kjo ndalesë për shkak të përmbajtjes së tij të elementeve të pasigurisë, rrezikut dhe kumarit, pasi që produkti në këtë rast nuk është i qëllimshëm, por qëllimi është të hyhet në sistemin e marketingut dhe shpresa për të marrë komision të konsiderueshëm. Aspekti i kumarit këtu qëndron në faktin se anëtari paguan tarifën e anëtarësimit ose çmimin e produktit me shpresën se do të sjellë klientë dhe të marrë komisionin. Kjo mund të ndodhë, por edhe mund të mos ndodhë, dhe ky është realiteti i kumarit.
Ndërsa, në anën tjetër, ndërmjetësimi i lejuar nuk përfshin kërkimin e tarifave për anëtarësim dhe as blerjen e produktit para se të bëhet ndërmjetësimi për të.

Hoxhë Rijad Misini