Pyetja:

A lejohet mbartja e gjerdaneve nga burrat?

***

Përgjigjja:

Mbartja e gjerdanit për zbukurim është e ndaluar, sepse ky veprim është i veçantë për gratë. Kështu, kur mbartin një zinxhir, burrat i imitojnë gratë, kurse Pejgamberi ﷺ ka mallkuar burrat qe i imitojnë gratë. Mëkati bëhet edhe më i madh, nëse ky zinxhir është nga ari, sepse atëherë është i paligjshëm në dy mënyra. Madje, mëkati është edhe më i rëndë, nëse varësja përmban ndonjë foto njeriu, kafshe a shpendi. Edhe më keq është nëse ka të gdhendur ndonjë kryq apo ka formë kryqi. Dy format e fundit – imazhi i një njeriu apo i një kafshe dhe forma e kryqit – janë të ndaluara si për burrat, ashtu edhe për gratë. Allahu e di më së miri.

Shejh Ibn Uthejmin, Fetaua Islamije, vëll.7, faqe 399, Darus-Selam