Pyetja:

A lejohet përdorimi i morfinës si qetësues, ose përdorimi i anestezisë në rast operacioni, ose përdorimi i organeve të derrit dhe kafshëve te tjera për transplantim?

***

Përgjigjja:

Me emrin Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamerin ﷺ.

Nëse s’ka ilaç tjetër që e zë vendin e tij lejohet përdorimi i morfinës si qetësues. Normalisht kjo është një çështje e diskutueshme ndërmjet dijetarëve të Islamit po unë ketu po paraqes mendimin që shoh si më të drejtë. Argumenti që e lejon është nevoja dhe kalimi i të sëmurit në gjendje të rëndë shqetësuese dhe vështirësuese të jetesës normale.
Argument më specifik është bërja me porosi te Profetit ﷺ, sahabiut që si pushonte plaga dhe i ishte infektuar, për të bërë kej (kurimi me hekur të nxehtë mbi plagë) ndërkohë që e kishte ndaluar.

Mendimi më i saktë për anestezinë është që lejohet, për shkak të nevojës për të dhe pamundësisë për ta zëvendësuar me diçka tjetër.

Ndërsa te derrit s’lejohet, vetëm nëse mos përdorimi i tyre çon rrezik për jetën apo vështirëson në një gradë të rëndë të jetuarin. Për kafshët e tjera të ndaluara s’lejohet. Të lejuarat lejohen përveç përjashtimeve të thëna më lartë. Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja