Pyetja:
Kam probleme urinare dhe detyrohem të shkoj shumë shpesh në banjo për shkak të një infeksioni. Kjo më shkakton dhimbje, siklet dhe prani gjaku në urinë. Brenga ime më e madhe lidhet me pastërtinë, sepse nga shpeshtësia e madhe e shkuarjes në banjo më ndodh që pa vullnet të më shpëtojë ndonjë pikë urine, madje edhe gjatë namazit.
Dëshiroj të vizitohem te mjeku, por nuk di dhe nuk kam informacion nëse në zonën time ka urologe femër. Pyetja ime është: a konsiderohet gjynah nëse, për këtë problem shëndetësor, shkoj te një mjek mashkull?
Përgjigja:
Fillimisht e lus Allahun e Lartësuar që të të shërojë prej kësaj sëmundjeje dhe këtë sprovë e këtë mundim që i ke përjetuar Allahu t’i bëjë fshirje të mëkateve dhe ngritje të shkallëve, edhe të pozitave edhe të privilegjit edhe në këtë botë por edhe në botën tjetër.
Rregullat e pastërtisë në namaz
E sa i përket pastërtisë, është e ditur që edhe kështu kërkohet që në namaz kur të hyjmë të hyjmë të pastërt. Edhe pasi të kryejmë nevojën e madhe ose të vogël, me u siguruar që nuk kemi pika, nuk kemi rrjedhje, jemi pastruar, nuk na ka pikë në rroba ndonjë pikë urine ose të ngjashme me të.
Nëse ndodhin, nëse ndodh me na pikë pa vullnetin tonë, qoftë pika urine qoftë pika gjaku sikur në pyetjen që përmend këtu. Nëse këto pika janë në faza të ndryshme, për shembull ta zëmë mbas urinimit në një kohë të caktuar edhe mbas pastaj nuk ka. Atëherë mundohesh me prit që këtë kohën mbas urinimit ose merr abdes edhe mos me u fal derisa të largohen këto pika. Pastaj mbasi të largohen këto pika sigurohesh, je e pastërt, merr abdes edhe falesh.
Nëse këto pika vijnë në kohë të panjohur, herë pas herë vijnë ose shumicën e kohës vijnë, atëherë kur të hyn koha e namazit merr abdes edhe vendos poshtë diçka që mos me të ra këto pika në teshë edhe e fal namazin kështu. Edhe merr abdes për çdo namaz pastaj, pastrohesh, domethënë i pastron rrobat nëse të ka pikë ndonjë pikë, e heq domethënë e pastron atë vend edhe merr abdes për çdo namaz.
Obligimi për kujdesin ndaj shëndetit
Ndërsa me shku te mjeku, ne e kemi obligim prej Allahut të Lartësuar që me u kujdes për shëndetin. Qysh Allahu ka treguar kujdes të lartë për shëndetin tonë duke na ndaluar nga gjërat e dëmshme, gjërat të cilat na e rrezikojnë shëndetin, na e humbin shëndetin, qoftë shëndetin mental qoftë shëndetin fizik, kjo tregon që edhe ne e kemi amanet prej Allahut që me e ruajtur shëndetin tonë. Edhe për këtë kemi me u pyet ditën, kemi me u pyet në ditën e gjykimit.
Procedura për gjetjen e mjekut
Meqë është problemi pak i ndjeshëm, domethënë në rastin konkret kjo motra ka probleme edhe me të vërtetë nuk është bash lehtë me shku te çfarëdo mjeku, mirëpo kërkojmë, kërkojmë, kërkojmë derisa të gjejmë mjeke specialiste për këto punë edhe për këto probleme edhe këto sëmundje. Edhe derisa ta humbim shpresën se mundemi me gjet.
Nëse s’ka, e humbim shpresën se mundemi me gjet, mirëpo jo me prit shumë, jo sot me pyet e mbas një muaji me pyet dikë tjetër, mirëpo me u angazhu edhe me pyet, me u interesu, me nxjerr nëpër faqe të ndryshme të rrjeteve sociale, nëpër grupe të ndryshme që nëse dikush di ndonjë femër që është mjeke urologe, atëherë me shku te ajo edhe me u mjeku.
Nëse mbas krejt këtyre s’ka, s’mundemi me gjet edhe nuk mundemi me gjet zëvendësim të specialistes mjeke, për shembull ndonjë specializim tjetër që është i afërt me këtë se mundet me na bë dobi, mundet këshillat e saj edhe pse nuk është specialiste urologe mundet me na bë këshillat e saj dobi edhe terapia e saj mundet me na bë… Mirë, nëse edhe kjo s’mundet atëherë shkojmë te mjeku edhe nëse është mashkull.
Për arsye se zbulimi i disa pjesëve të avretit, qoftë për kontrolla qoftë për mjekim, domethënë zbulimi i disa pjesëve të avretit gjatë kontrollave që i bëjmë ose gjatë mjekimit është haram, ajo dihet. Mirëpo me ruajt shëndetin është obligim madhështor. E tash, domethënë për shkak të nevojës edhe për shkak që e kemi patjetër se s’kemi rrugë tjetër për me u mjeku, vetëm se nëse zbulojmë një pjesë të barkut ose pjesë të caktuara të trupit, atëherë kjo tolerohet në Sheriat dhe shkojmë te mjeku.
Mirëpo zbulohemi aq sa është e mjaftueshme. Për shembull nëse një pjesë e vogël te barku këtu i mjafton për kontroll, atëherë nuk ka nevojë me zbulu krejt barkun si shembull. Edhe nëse një kontroll na mjafton nuk shkojmë me bë të dytën, nëse na mjaftojnë dy s’shkojmë me bë të tretën e kështu me radhë.
/Hoxhë Rasim Haxha/



