Dhëmbët

Pyetja:

A lejohet përdorimi i pastës së dhëmbëve për agjëruesin?

***

Përgjigja:

Përdorimi i pastës së dhëmbëve për agjëruesin në ditët e Ramazanit nuk ka problem, nëse ai nuk i mbërrin në stomak. Por më mirë është të mos përdoret, sepse ai ka shije të fortë aq sa mund të depërtojë edhe në stomak pa e ndjerë njeriu. Për këtë dhe Profeti  i ka thënë Ibn Sabires: “Tërhiqe thellë ujin në hundë (gjatë abdesit), vetëm nëse agjëron (mos e bëj këtë).” [1]

Pra më mirë është të mos e përdorë atë, gjithsesi kjo çështje është e lirë, por nëse njeriu e lë për më pas, deri sa të çelë agjërimin, është më parësore, sepse kështu ruhet nga diçka që mund të bëhet shkak për t’ia prishur agjërimin.

Shejh Uthejmini

————————–

[1] Tirmidhiu dhe Nesaiu