Pyetja:

A i lejohet njeriut të marrë nga pasuria e prindit të vet dhe të përfitojë nga ajo në tregti, duke pasur parasysh se prindi i vet bashkëpunon me bankat e kamatave?

***

Përgjigjja:

Çdonjëri i cili ka arritur moshën e pjekurisë e ka për obligim që të jap mundin e vet maksimal për t’u larguar nga përfitimi prej mallit të kamatës apo ngrënies së saj. Andaj, ai han nga ajo përderisa malli është pashmangshëm i nevojshëm për të. Mirëpo, të zgjerohet në këtë pasuri haram, nuk i lejohet atij.

Allahu e di më së miri!

Shejh Albani, Revista “el-Esaleh” 1/48-49, 15 Rebiu eth-Thani, 1413h

Përktheu: Zejd Haziri