Pyetja:

A lejohet që një imam të merr pagë për shërbimet e tija?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Fetvaja e lëshuar nga juristët e mëhershëm islamë thotë se nuk lejohet që të merret para (pagë) për të udhëhequr namazin e kështu me radhë. Kjo fetva është lëshuar në bazë të asaj se imami duhet të merr ndihmë financiare nga bejtu’l-mali (lexo: arka e shtetit) për nevojat e tija.

Megjithatë, në kohët tona ku nuk ekziston hilafeti e që këtej bejtu’l-mali, imami nuk ka ndonjë burim financiar që t’iu përballojë nevojave të tija, prandaj juristët e mëvonshëm e lejojnë marrjen e pagës për shërbime imamllëku. Mirëpo, nëse imamët fokusohen më shumë në përfitimet financiare e materiale sesa në të mësuarit e të tjerëve fenë, një gjë e tillë do të kishte një efekt të dëmshëm e katastrofik.

Gjithsesi, në bazë të asaj që përmendëm, lejohet që një imam të marrë pagë për shërbimet e tija.

E Allahu i Gjithëdijshëm e di më së miri!

Shejh Muhammed Patel, e kontrolluar dhe e pranuar nga Shejh Ismail Desai, Daru’l-Ifta, Durban

Shqipëroi: Daim Abazi