Pyetja: 

Nëse unë jam vëlla gjiri me djalin e tezes,a lejohet që të ia jap doren vajzave të tezes, pra, motrave te vëllait tim nga gjiri? Po vëllezërit e mi a lejohet t’ia japin dorën?

***

Përgjigjja: 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nëse ju keni pirë gji te tezja juaj në moshën që nuk hanit ushqim, pran pinit qumësht nga nëna, pse qumështi është ushqimi bazë brenda afatit 2-vjeçar, ju i keni të gjithë fëmijët e tezes, djem e vajza, vëllezër e motra nga gjiri, madje dhe tezen përveç tezes e ke dhe nënë nga gjiri dhe burrin e saj babë nga gjiri, hallat e tyre halla nga gjiri, tezet e xhajat xhaja nga gjiri, e kështu me radhë, e si pasojë kanë ligjin e motrës dhe të vëllait në: veçim, dhënie dore, takim, udhëtim etj.

Imam dr. Ahmed Kalaja