Pyetja:

Më ka rënë në dorë libri “Gabimet e namazlive” nga Mesh’hur Hasan Selman. M’u duk një libër shumë i mirë pasi kap shumë tema dhe i sqaron mirë, por megjithatë, për siguri, doja t’ju pyesja juve në lidhje me vërtetësinë e këtij libri.

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ky është libër shumë i dobishëm, sepse ky shejh/hoxhë është prej nxënësve të shejh Albanit, kështu që përfitohet prej tij dhe librave të tij. Vërtet, në këtë libër kap shumë tema dhe i sqaron ato mirë dhe ngadalë. Lexuesit shqiptarë kanë nevojë për këtë libër, sepse me anë të tij mund të evitohen shumë gabime që ndodhin brenda namazit. Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja