Pyetje: A lejohet shitja e ndonjë pjesë të kurbanit?
Përgjigja:
Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.
Është e ndaluar (haram) që të shitet diçka nga kurbani, qoftë mish apo diçka tjetër futet këtu edhe lëkura, këmbët..etj. Dhe as nuk lejohet t’i jepet kasapit diçka nga kurbani në vend të pagesës apo të një pjese të saj, sepse kjo hyn në kuptimin e shitjes.
Por nëse dikush i dhuron kasapit diçka nga kurbani, ose i jep sadaka atij, atëherë ai (kasapi) ka të drejtë të veprojë ç’të dojë me të, ta shesë ose jo, por nuk i lejohet që t’ja shesë atij që ia dhuroi apo që ia dha sadaka.
Dr. Adelina Kuçana