Pyetja:
Një njeri kishte një truall dhe i duheshin të holla, andaj vendosi ta shiste. Njëri nga të afërmit e tij erdhi dhe i dha atij shumën e parave që ai kërkonte për tokën, bazuar në atë se ajo ishte pjesë e çmimit të tokës, por ata nuk u morën vesh rreth çmimit apo kohës së pagesës së pjesës së mbetur të borxhit. Kjo ndodhi para një viti e gjysmë, ndërsa çmimi i tokës po shkon duke u rritur. A duhet llogaritur çmimin e tokës në bazë të çmimeve aktuale, apo duhet llogaritur sipas çmimit të kohës kur i është paguar pjesa fillestare e parave?
***
Përgjigjja:
Lavdia i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ.
Së pari, shitja me çmim të pacaktuar (të panjohur) nuk është e vlefshme, sepse përmban paqartësi. Njëra nga kushtet që e bën shitjen të vlefshme është caktimi i çmimit.
Ibn Hazmi ka thënë: “Nuk është e vlefshme të shitet diç pa e caktuar çmimin, si p.sh. të shitet diçka bazuar në çmimin e tregut (pa e specifikuar atë), apo për çfarëdo vlere (që s’dihet) që një person mund ta ketë blerë atë, apo për vlerën aktuale (që s’dihet). Të gjitha këto transaksione janë të pavlefshme, sepse janë transaksione të cilat përfshijnë paqartësi dhe konsumojnë pasurinë e njerëzve në mënyrë joligjore.” [1]
Desûki ka thënë: “Është thelbësore për pronarin dhe shitësin të jenë në dijeni lidhur me çmimin dhe gjësendin i cili duhet të paguhet, përndryshe transaksioni nuk është i vlefshëm.” [2]
Ibn ‘Abidîni ka thënë: “Njëri nga kushtet që e bën shitjen të vlefshme është të jemi të njoftuar me gjësendin që është në shitje si dhe ta dimë shumën për të cilën shitet.” [3]
Shejh Ibn ‘Uthejmini ka thënë: “Nëse nuk dihet çmimi, kjo shpie në zhvlerësimin e transaksionit, sepse njëri nga kushtet që e bën transaksionin të vlefshëm është që ta dimë çmimin.” [4]
Së dyti, transaksioni nuk është i vlefshëm, po ashtu, nëse koha e pagesës nuk bëhet e ditur.
Neveviu ka thënë: “Dijetarët janë pajtuar njëzëri se nuk lejohet të shesësh diçka me një
çmim të caktuar, i cili duhet të paguhet brenda një kohë të pacaktuar.” [5]
Nefravi el-Maliki ka thënë: “Një shembull i paqartësisë së periudhës së pagesës është kur një
person blen diçka me një çmim të caktuar, të cilin duhet paguar atëherë kur t’i bëhen punët (t’i përmirësohet gjendja), apo kur të vijë personi për të cilin merren vesh. Transaksionet e paqarta nuk lejohen, dhe as nuk lejohen shitjet e gjësendeve të panjohura, apo shitjet të cilave nuk u dihet koha e pagesës, si në rastin kur thuhet: “Do të ta shes këtë kafshë
që të ma paguash nga të ardhurat e pjellës së saj, apo kur të të bëhen punët.” [6]
Bazuar në këtë: Shitja e tokës në mënyrën e përshkruar në pyetjen e parashtruar është
transaksion i pavlefshëm, sepse nuk dihet as çmimi, as periudha e përfundimit të pagesës së mbetur. Palët duhet ta zhbëjnë këtë transaksion: shitësi duhet t`ia kthejë parat blerësit dhe blerësi duhet t’ia kthejë truallin shitësit. Pastaj, ata duhet ta nisin transaksionin nga fillimi, duke u bazuar në çmimin aktual apo në cilindo çmim për të cilin merren vesh.
Shejh Muhammed ibn Ibrahim qe pyetur për një grua e cila shiti palmat e saj përafërsisht dy muaj para se të vdiste për njëmijë rijalë, që duhej të paguheshin menjëherë, dhe për 50 saa hurma (njësi matëse) që do të jepeshin për çdo vit gjatë gjithë kohës sa gruaja do të
jetonte; dhe frutat e një tjetër palme të paspecifikuar që do të jepeshin çdo vit, gjatë gjithë kohës sa ajo do të jetonte.
Ai u përgjigj: “Pa dyshim se ky transaksion nuk është i vlefshëm, sepse nuk i dihet çmimi, si dhe nuk dihet sa gjatë do të jetojë gruaja. Pasi të dihet se transaksioni nuk është i vlefshëm, atëherë as shkëmbimi i lartpërmendur nuk është i vlefshëm. Në fakt, dijetarët kanë pohuar se çdo gjë që merret bazuar në një transaksion apo kontratë të pavlefshme, është e njëjtë me
atë e cila uzurpohet apo merret me forcë, andaj ai duhet ta kthejë atë së bashku me të ardhurat e përfituara prej saj (në vlerë apo numër). Bazuar në këtë, këto palma konsiderohen se i përkasin asaj gruaje, kështu që, në fakt, ajo vdiq duke pasur në posedim ato palma. Prandaj, ato u nënshtrohen rregullave të trashëgimisë dhe u përkasin trashëgimtarëve legjitim të saj. Ajo çfarë gruaja mori nga blerësi i palmave, konsiderohet si borxh që ajo duhet ta kthejë nga pasuria e saj.”
(Fetaawa we Resaa’il esh-Shejh Muhammed ibn Ibraahim 7/49-50)
Allahu e di më së miri.
Islamqa.info
———————————————-
[1] Muhel’la (7/512)
[2] Haashije (3/15)
[3] Haashije (4/529)
[4] Sherh el-Mumti‘ 8/233
[5] Mexhmû 9/339
[6] Fewaakih ed- Dewaani (2/80)