Pyetja:
A lejohet shkarkimi i librave dhe programeve falas nga interneti?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut.
Nuk ka asgjë të keqe të përdorësh librat falas që janë të disponueshëm në internet, duke i lexuar, ruajtur ose printuar çfarë të duhet prej tyre, sepse ato janë vendosur në internet vetëm për këtë qëllim.
Në mënyrë të ngjashme, nuk ka asgjë të keqe me shkarkimin e programeve dhe aplikacioneve kompjuterike falas që janë të disponueshme në internet.
Parimi themelor është se lejohet shkarkimi i atyre librave dhe programeve, dhe përgjegjësinë e ka faqja e internetit që i ka publikuar, nëse autorët nuk kanë dhënë leje për këtë. Ai që shfleton faqet e internetit nuk është i detyruar të sigurohet që autori i çdo libri ose programi të ketë dhënë leje për shkarkimin e tij.
Allahu e di më së miri.
islamqa.info